Ari Roland Jazz Quartet vjen në Kosovë

TË FUNDIT

Me organizim të Ambasadës amerikane në Prishtinë, kuarteti Ari Roland Jazz Quartet do të vijë nga Nju Jorku, për të performuar disa koncerte në Kosovë. I pari prej tyre do të mbahet në hënën, më 4 maj, në teatrin “Oda” në kryeqytet.

Kuarteti Ari Roland është frymëzuar nga muzika jazz e viteve 1930-1950, njëherit e njohur si periudha e artë e jazz-it. Repertori i kuartetit përfshinë pjesë nga legjendarët Charlie Parker, Dizzy Gillespie dhe Billie Holiday, si dhe pjesë të kompozuara origjinale.

Një seri koncertesh të muzikës jazz do të vinë në Kosovë gjatë muajit maj, duke sjellë kështu pjesë legjendare të muzikantëve ndërkombëtarë dhe kompozime origjinale.