Argjentina pritet të prodhojë para me imazhin e Messit

TË FUNDIT

Sipas “El Financiero”, Banka Qendrore e Argjentinës është gati të vendosë fytyrën e Lionel Messit në kartëmonedhën e 1000 pesove, para të Argjentinës. Kjo pasi ekipi fitoi Kupën e Botës në Futboll.

Numri 1000 do të fillojë me numrin 10 nga fanella e Messit, në pjesën e përparme të kartëmonedhës do të shfaqet buzëqeshja e Leos ndërsa mbrapa do të shkruhet “la scaloneta”, pseudonimi i skuadrës pasi Lionel Scaloni mori drejtimin e ekipit në vitin 2018.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që futbollistët argjentinas vendosen në kartëmonedha, pasi e njëjta gjë ishte bërë në vitin 1978, kur Argjentina gjithashtu fitoi Kupën e Botës.

Fotot e para se si do të dukeshin kartëmonedhat tashmë po qarkullojnë në publik.