Qeveria e Argjentinës në kuadër të ndihmave humanitare ndaj refugjatëve në Liban do të drëgojë 4 ton oriz, 75 çadra, 500 batanije, tableta për filtrimin e 10 milionë litra ujë dhe 150 mjete kuzhine.
Në një deklaratë me shkrim nga ministria e Jashtme e Argjentinës theksohet se në lidhje me ndimat në Ambasadën e Libanit në Buenos Aires me pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm të Argjentinës Eduardo Zain është mbajtur një ceremoni me këtë rast.
Në këtë ceremoni është theksuar se Argjentina ka kontribuar në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtarl për të siguruar ushqime, shërbime shëndetësore dhe vende strehimi për 1.5 milionë persona të cilët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre në Irak dhe Siri në vitin 2011.
Në deklaratë është theksuar gjithashtu se këto ndihma do të dërgohen përmes organizatës ndërkombëtare humanitare “Kasketat e Bardha” organizatë kjo e cila është në varësi të Ministrisë së Jashtme të Argjentinës dhe gjithashtu se kjo do të përbëjë një shembull për ruajtjen e lidhjeve të thella mes Argjentinës dhe Libanit.
Theksohet gjithashtu se në ceremoninë e mbajtur nën kryesimin e ambasadorit të Libanit, Antonio Naser krahas udhëheqësve fetarë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga komunitetit arab.

