Messi u përjashtua nga loja me karton të kuq
Messi u përjashtua nga loja me karton të kuq
Argjentina e mposhti sot Kilin me rezultat 2-1. Ndeshja u zhvillua në Sao Paulo të Brazilit dhe ishte e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.
Argjentina pati një hendikep të madh, pasi Messi u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 38-të, ndërsa me një lojtar më pak ishte edhe Kili, pasi nga loja nga minuta e 26-të u përjashtua Gary Medel.
Argjentina është mposhtur në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës nga Brazili, kurse u tregua e suksesshme në tentimin për ta marrë medaljen e bronztë të kësaj gare.
Ndërkohë, finalja do të zhvillohet nesër ndërmjet Brazilit dhe Perusë në “Maracana”.
