Ardijan Azemi i artë në Beograd

TË FUNDIT

Boksieri nga Shkupi, Ardijan Azemi ka triumfuar në finalen e turneut ndërkombëtar “Doreza e artë për të rinj” që u mbajt në Beograd.

Ai duke mposhtur Ognjejn Tatarskin nga Serbia me ndërprerje në raundin e parë, ka arritur të sigurojë vendin e parë dhe kështu të dekorohet me medaljen e artë, shkruan TV21.

Azemi tashmë e ka dëshmuar se shkëlqen në ring, pasi i artë ka dalë edhe në gara të tjera ndërkombëtare.