Deputeti Arbër Ademi do të jetë koordinator i ri i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.
Siç konfirmojnë për MIA burimet nga BDI, Arbër Ademi është zgjedhur koordinator i grupit parlamentar me nënshkrimin e të gjithë deputetëve nga grupi parlamentar i BDI-së, përcjell TV21.
Kujtojmë që deputeti Arbër Ademi si koordinator do të zëvendësojë deputetin Izet Mexhiti i cili ditë më parë dha dorëheqje nga koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
