Arben Zyberi i izoluar votoi për Qeverinë e re

TË FUNDIT

Deputeti i shumicës parlamentare Arben Zyberi, ka votuar për Qeverinë e re duke qenë i izoluar në një dhomë të veçantë të Kuvendit, pasi nuk ka qenë mirë me shëndet. Për shkak dyshimeve të infketimit me Covid 19, ai nuk ishte në sallën kryesore të Kuvendit ku ishin të gjithë deputetët. Këtë e ka vërtetuar edhe vetë kryeparlamentari Talat Xhaferi në seancë ku tha se do të votojë në kushte të veçanta.