Arben Taravari dhe Bujar Osmani: NUK ka Qeveri, pa ndryshime kushtetuese

TË FUNDIT

Integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, është pika kryesore në të cilën përqendrohet programi i dy kandidatëve shqiptarë për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravarit dhe Bujar Osmanit.

Ata në debatin e parë në kuadër të fushatës, që do të transmetohet sonte në TV21 me fillim prej orës 21:30, thanë se ndryshimet kushtetuese që paraqesin edhe kusht për procesin eurointegrues të vendit, janë edhe pika në të cilën do të përkushtohen nesër si president të vendit.

Që të dy premtuan, se nuk ka as formim të Qeverisë pa marrjen e garancës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.