Arbeloa i 'kundërpërgjigjet' Ronaldos

TË FUNDIT

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka theksuar se ai nuk brengohet fare për reagimin e Cristiano Ronaldos, pas golit të mbrojtësit kundër Almerias. Goli i Arbeloas duket se e shqetësoi mjaft shumë Ronaldon, i cili nuk ka shënuar në tre ndeshjet e fundit, mirëpo Arbeloa thotë se nuk brengoset fare për këtë. Reagimi i Ronaldos erdhi pasi që Arbeloa nuk ia lejoi atij të shënoj, ndërsa portugezi dukej tejet i mllefosur me bashkëlojtarin e tij. ”Nuk brengosem fare për reagimin e Ronaldos. Asnjë lojtar nuk duhet të shqetësohet për këtë”, tha Arbeloa pas ndeshjes.