Arabia Saudite njofton se besimtarët mund të shkojnë në pelegrinazh në Mekë

TË FUNDIT

Arabia Saudite këtë vit do të lejojë miliona njerëz të përfshihen në pelegrinazh në Mekë, pas dy viteve kufizime të rrepta për shkak të Kovid-19.

Për pelegrinazhët në Mekë këtë vit vlen rregulli se duhet të jenë më të rinj se 65 vjet dhe plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit, njoftuan autoritetet në Riad.

Besimtarëve nga jashtë do t’iu lejohet që të vijnë në pelegrinazh, por duhet të tregojnë test negativ PCR të Kovid-19 dhe të respektohen të gjitha masat epidemiologjike, thuhet në kumtesë.

Vitin e kaluar, Arabia Saudite e kufizoi pelegrinazhin në Mekë, një prej pesë shtyllave kryesore të islamit, për 60.000 pjesëmarrës vendorë, në krahasim me 2,5 milionë para pandemisë.