APLIKACIONI “MOJ DDV” I PAKOMPLETUAR, NUK EKZISTON KONFIRMIM I DYFISHTË I PINIT

TË FUNDIT

Aplikacioni “Moj DDV” para kohe është lëshuar në përdorim. Programuesi Vekosllav Stefanovski thotë se nuk është komplet i gatshëm për shfrytëzim produksioni

“Politika për privatësinë ishte dhe është relativisht automatike dhe e gjeneruar në internet. Kjo nuk është në rregull për shkak se bëhet fjalë për aplikacionin që shfrytëzon informacione senzitive. Duhet të jetë i shkruar në përputhje me rregullat tona. Aplikacioni ende është në versionin 001, që tregon qartë se ky version ende nuk është i gatshëm për shfrytëzim produksioni. Versioni standard që shfrytëzohet është 100, që shfrytëzohet për versionin e parë, mund të shfrytëzohet nga shfrytëzues të pavarur, shfrytëzues të jashtëm”, theksoi Vekosllav Stefanovski, proframues.

Ai shton se siguria e aplikacionit nuk është në nivel më të lartë, por është në nivel të dëshirueshëm.

“Vetë përdorimi i PIN-it ndoshta nga njëra anë është problematike, për shkak se megjithatë është i kufizuar numri i kombinimeve. Nga ana tjetër nuk përdoret autentifikim me dy faktorë, gjë që do të bënte aplikacionin më të komplikuar për përdorim, por edhe më të sigurt. Kështu që niveli i sigurisë është kënaqshëm por jo i lartë, do të them që është i kënaqshëm”,u shpreh Vekosllav Stefanovski.

Nga DAP pohojnë se të gjitha të dhënat e vendosura në aplikacion, siç janë adresa elektronike dhe numri i llogaris së transaksioneve janë të sigurta dhe të mbrojtura nga çfarëdolloj keqpërdorimi.

“Sigurojmë se momentalisht qytetarët që i përmbushin kushtet për kthim të 15% të TVSH-së, shfrytëzojnë aplikacion të sigurt, cilësorë dhe modern, që njëkohësisht është i thjeshtë për shfrytëzim”, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

TV21 kërkoi qëndrim edhe nga kompania Aksent në lidhje me atë se a punohet ende në këtë version të aplikacionit, por ende nuk kemi përgjigje. Nga DAP thonë se aplikacioni është materie e gjallë që vazhdimisht avancohet, zhvillohet dhe përmirësohet. Përndryshe, vlera totale e Marrëveshjes për furnizim publik për shërbimin për Përditësim dhe Mirëmbajtje të GPRS sistemit është 4.6 milion denarë me TVSH, ndërsa vlera e përgjithshme e Marrëveshjes për furnizim të lexuesve të barkodeve është 450 800 denarë.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta