Aplikacionet që janë të rrezikshme për smartfonët tuaj

МË SHUMË

Serbi: 11 vdekje nga koronavirusi

Një vdekje e re e koronavirusit është konfirmuar në Serbi. Kjo zhvendosi numrin e vdekjeve në 11. Viktima e fundit...

Di Maria: Kjo që po përjetojmë është çmenduri

Di Maria flet për gjendjen aktuale. Për shkak të situatës së krijuar në Francë, sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Angel Di...

Disa fakte interesante rreth Mr Beanit

Mr.Bean jashtë aktrimit. E gjithë bota e njeh atë si Mr.Beani, e shumë pak si Rowan Atkinson. Ky komedian rrëmbeu...
- Reklama -

Keni kujdes

Nuk është sekret që disa aplikacione mund t’ua shpenzojnë baterinë ose hapësirën në telefon, ose disa automatikisht do t’ju marrin para, apo do t’ua shpërndajnë informacionet personale. Qindra aplikacione të rrezikshme ekzistojnë, andaj mjetet dhe privatësia janë në duart tuaja.

1.Lojërat pa pagesë

Krijimi i këtyre aplikacioneve kërkon shumë mund, por edhe njëkohësisht shumë investim. Andaj, nëse gjeni lojë pa pagesë, mos mendoni se jeni me fat. Krijuesit e këtyre lojrave shtojnë shumë reklama në aplikacion, kështu ua marrin hapësirën e pajisjes ose ekziston mundësia që ua vjedhin informacionet tuaja personale dhe pastaj i shesin ato. Andaj, nëse e shkarkoni një aplikacion të lojërave, sigurohuni që njihet nga njerëzit ose paraprakisht lexoni marrëveshjen.

2.Aplikacionet e WiFi-s

Kujdes me aplikacionet e Wi-Fis, që pretendojnë t’ju ofrojnë edhe shërbime tjera falas. Është zbuluar se disa nga to mund t’ua vjedhin të dhënat personale, përfshirë edhe informacionet për kartën e kreditit, transmeton rtv21.tv

3.Aplikacionet për shkarkimin e këngëve

Përveç që ua prishin baterinë e telefonit, ua ruajnë këngët në vende të ndryshme, pastaj ua shpenzojnë gjithë hapësirën dhe ju ofrojnë reklama si ‘bonus’, aplikacionet e njohura të këngëve janë të dëmshme sepse mund të kenë viruse të integruara dhe kode të hakerave që kopjojnë të dhënat tuaja personale.

4.Aplikacionet që lidhen me çështje të privatësisë

Ka shumë aplikacione që kërkojnë qasje në numrin tuaj të telefonit, kontaktet, mesazhet, fotot, lokacionin, etj. Shumica e rrjeteve sociale kanë qasje në të dhënat e juaja personale, pa e ditur ju. Kështu që, kujdes kur i instaloni aplikacionet që kërkojnë të dhënat tuaja.

5.Aplikacionet e kota

Bëhuni të sinqertë, secili nga ju keni aplikacione që mbase nuk i keni hapur kurrë apo aplikacione që i keni harruar pasi i keni shkarkuar. Nuk është sekret që shumë aplikacione ua shkurtojnë jetëgjatësinë e baterisë, ua ngadalësojnë sistemin dhe në përgjithësi, janë tepër të mërzitshme. Prandaj, fshini ato!/21Media

.

#21REPORTER

A vëreni shkelje serioze të masave të Qeverisë? Tubime njerëzish apo jeni në një nga vendet e rrezikshme me koronavirus? Ndani me ne historinë Tuaj me video apo fotografi në e-mail: [email protected]

- Advertisement -
- Reklama -
- Reklama -

Lajmet më të reja

Serbi: 11 vdekje nga koronavirusi

Një vdekje e re e koronavirusit është konfirmuar në Serbi. Kjo zhvendosi numrin e vdekjeve në 11. Viktima e fundit...

Di Maria: Kjo që po përjetojmë është çmenduri

Di Maria flet për gjendjen aktuale. Për shkak të situatës së krijuar në Francë, sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria foli për eksperiencën e...

Disa fakte interesante rreth Mr Beanit

Mr.Bean jashtë aktrimit. E gjithë bota e njeh atë si Mr.Beani, e shumë pak si Rowan Atkinson. Ky komedian rrëmbeu zemrat e njerëzve pa thënë...

Edhe dy mjekë në Shqipëri shërohen nga Covid-19

Deri më tani 8 mjekë janë shëruar nga ky virus në Tiranë dhe Durrës. Pas infektimit nga koronavirusi dy mjekë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në...

Angellovska: Të ruhen vendet e punës për të rifilluar ekonominë

Le ta mbrojmë çdo vend pune, të kenë të gjithë mjete për të mbijetuar këtë periudhë. Mbroni likuiditetin e buxhetit për t'iu shërbyer detyrimeve...
- Reklama -
- Reklama -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com