Financim më i shpejtë për ndryshimet klimatike në kohë të koronavirusit dhe më pas, është qëllimi i aplikacionit për telefona celular Tech Selector që e lansoi Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH).
Nga aplikacioni, i kapshëm tashmë në 10 gjuhë, dobi do të kenë, siç kumtoi BERZH-i, bizneset, amvisëritë, prodhuesit dhe shitësit.
Sipas Bankës, bizneset dhe pronarët e amvisërive do të mund t’i përdorin telefonat celularë për të kërkuar mbi 18.000 teknologji të cilat e përmirësojnë efikasitetin energjetik, sigurojnë burime ripërtëritëse të energjisë, e ulin shfrytëzimin e ujit dhe parandalojnë erozion të truallit.
“Pandemia e koronavirusit e përshpejton zhvendosjen drejt tregtisë onllajn. Kjo është mundësi për avancim të gjendjes ekologjike në ekonomitë e vendeve. Aplikacioni ynë i ri e përmirëson qasjen drejt informatave në ekonomitë ku interneti mobil shpesh herë është më avancues nga shërbimet e brezit të gjerë. Tech Selector i sjellë teknologjitë e gjelbra në një klikim deri te bizneset dhe amvisëritë, me çka do të mundësohet ulje e faturave për shërbime komunale, rritje të produktivitetit dhe konkurrencës dhe përmirësimit të rehatisë së shtëpive apo hapësirave afariste”, thotë Ksenia Brokman, ndihmës drejtoreshë për efikasitet energjetik dhe ndryshime klimatike, BERZH.
Aplikacioni do ta ndryshojë mënyrën në të cilën Banka i dërgon financimet dedikuar për ulje të ndryshimeve klimatike për t’i kënaqur nevojat e klientëve të cilët gjithnjë e më shumë i shfrytëzojnë mjetet mobile për tregti edhe përkundër pandemisë së koroanvirusit.
Tech Selector do të përshpejtojë realizimin e financimit të projekteve për mbështetje të ndryshimeve klimatike për mbështetje të ndryshimeve klimatike përmes Programit për financim të ekonomive të gjelbra, instrumenteve të tjera financiare të BERZH-it, donatorëve ndërkombëtarë dhe partnerëve të BE-së, Fondit të gjelbër klimatik dhe Fondit investues klimatik.
Aplikacioni inovativ bazohet në Selektuesin e teknologjive të gjelbra, vegla e parë për e-tregti e lansuar në vitin 2018 nga ana e BERZH-it. Kjo platformë onllajn në stilin e blerjeve, mundëson shfrytëzuesit të kenë qasje deri te resurset globale të teknologjive të reja, dhe është e kapshme në rajonet ku BERZH-i ka aktivitete, por edhe jashtë tyre.
Janë të kapshme mbi 70 prodhime të platformës dhe aplikacionit, ndërsa rangu i selektimit ndryshon nga pompa efikase ngrohëse dhe panele solare të cilat prodhojnë energji ripërtëritëse, e deri te sistemet e irigacionit dhe makinave për mbjellje të cilat mundësojnë menaxhim të qëndrueshëm të tokës.
Aplikacioni dhe Selektuesi i teknologjive të gjelbra krijojnë treg i cili i bën teknologjitë e re më lehtë të kapshme, njëkohësisht duke e promovuar tregtinë ndërkufitare të ekonomive në rajonet ku BERZH-i k aktivitete. Prodhuesit nga e mbarë bota mund t’i parashtrojnë prodhimet e tyre në Selektues të teknologjive të reja, ndërsa prodhuesit lokal mund t’i regjistrojnë prodhimet dhe lokacionet nga ku punojnë. Nëse oferta e parashtruar i kënaqë kërkesat, BERZH-i mundëson e njejta të jetë e kapshme deri tek klientët, ta kërkojnë, edhe në aplikacion edhe në platformë.
BERZH-i e zhvilloi aplokacionin Tech Selector dhe platformën nën Programin për financim të ekonomive të gjelbra me mbështetje nga financimi i donatorëve të Ministrisë austriake të Financave.