Apeli hodhi poshtë ankesën e Mijallkovit! Mbetet në “Shutkë” deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit

TË FUNDIT

Gjykata e Apelit-Shkupi ka refuzuar si të pabazë ankesën e Sasho Mijallkovit në lëndën “Target-Fortesa”, dhe ka konfirmuar vendimin për paraburgim. Avokatët e tij kërkonin paraburgim shtëpiak. Ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov më 26 shkurt të këtij viti u dënua me burg prej 12 vjetëve për rastin “Target-Fortesa” për veprën – shoqërim kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor. Gjykata vendosi ta pranojë propozimin e prokurores Lençe Ristoska, e cila kërkoi – deri sa aktvendimi të bëhet i plotfuqishëm, Mijallkovit t’i shqiptohet masa – paraburgim efektiv.