Apel francezo-gjerman për hapjen e kufijve midis shteteve të BE-së

TË FUNDIT

Kryetarët e Parlamentit francez dhe gjerman, Rishar Feran dhe Uolfgang Shojble, apeluan sa më shpejtë të hapen kufijtë e vendeve evropiane, pas bllokadës disaditëshe për shkak të pandemisë.

“Franca dhe Gjermania duhet të punojnë në rifillimin urgjent të lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit, kur të plotësohen kushtet për atë”, thonë Feran dhe Shoble në deklaratën e përbashkët të dorëzuar për mediat franceze.

Në kumtesë citohet se mbyllja e  kufirit francezo-gjerman tashmë ka pasoja, veçanërisht në lidhje me perceptimin e marrëdhënieve  francezo-gjermane.

Teksti ishte publikuar dy ditë para mbledhjes  së asamblesë parlamentare francezo-gjermane, përkushtuar leksioneve që duhet të mësohen në Evropë nga pandemia e koronavirusit./MIA

error: Content is protected !!