APEK në vijën e parë të zhvillimit të hapur

TË FUNDIT

Mbledhja e 30 -të Joformale e Liderëve Ekonomikë të APEK-ut në San Françisko u drejtua nga presidenti amerikan Jon Biden, me temën “ Krijimi i një së ardhmeje të fortë dhe të qëndrueshme për të gjithë”.

Në këtë mbledhje presidenti Xi Jinping mbajti fjalimin me titull “T’i përmbahemi aspiratës origjinale dhe bashkëpunimit të ngushtë për të nxitur rritjen e cilësisë së lartë të Azi-Paqësorit”.

Xi vuri në dukje se që nga krijimi i mekanizmit të mbledhjes së rregullt të liderëve, APEK-u ka qenë gjithmonë në vijën e parë të zhvillimit të hapur në botë, duke promovuar ndjeshëm liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve rajonale, zhvillimin ekonomiko-teknologjik, si dhe qarkullimin e materialeve dhe njerëzve, duke krijuar “mrekullinë e Azi-Paqësorit”.

Aktualisht, ndryshimet e papara në shekullin e fundit po përshpejtohen dhe ekonomia botërore po përballet me rreziqe dhe sfida të ndryshme. Si motori i rritjes globale, Azia-Paqësori mban përgjegjësi më të mëdha kohore.

“Si udhëheqës të rajonit, ne duhet të mendojmë thellësisht për pyetjet se çfarë Azia-Paqësori duam të sjellim në mesin e këtij shekulli, si të krijojmë një tjetër “tridhjetë vite të artë” të zhvillimit të Azi-Paqësorit dhe si mund të luajë APEK-u më mirë rolin e tij gjatë këtij procesi?”
Xi Jinping theksoi se duhet t’i përmbahen aspiratës origjinale, t’i përgjigjen kërkesave të epokës së re, të bashkëpunojnë për të përballuar sfidat globale, duke vënë në zbatim të gjithanshëm “Vizionin Putrajaya” për të ndërtuar një komunitet të hapur, energjik, të fortë dhe paqësor të Azi-Paqësorit për të realizuar lulëzim të përbashkët të banorëve rajonalë dhe të brezave të ardhshëm.

Së pari, të përmbahet rritja me risi. Duhet të promovohen më aktivisht shkëmbimet dhe bashkëpunimin përkatës për të krijuar një mjedis të hapur, të drejtë, të barabartë dhe pa diskriminim të zhvillimit tekniko-shkencor. Kina propozoi nisma të tilla për ndërtim rural digjital të APEK-ut, identitet digjital të ndërmarrjeve dhe përdorim të teknologjisë digjitale për të përshpejtuar transformimin e gjelbër me lëshim të ulët të karbonit në të mirën e fuqizimit të Azi-Paqësorit për zhvillim.

Së dyti, të përmbahet hapja. Duhet të mbrohen tregtia dhe investimet e lira dhe të hapura, të mbështetet dhe forcohet sistemi tregtar shumëpalësh me OBT në qendër, të ruhen qëndrueshmëria dhe mbarësia e funksionimit të zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, të kundërshtohen politizimi, armatizimi dhe zgjerimi i tepërt të sferës së sigurisë mbi çështje ekonomiko-tregtare.

Së treti, të përmbahet zhvillimi i gjelbër. Duhet t’i përmbahet bashkëjetesa harmonike e njeriut dhe natyrës, të përshpejtohet transformimi i gjelbër me lëshim të ulët të karbonit të modelit të zhvillimit, të promovohen në mënyrë të koordinuar reduktimi i karbonit, reduktimi i ndotjes, zgjerimi i gjelbër, rritja, dhe të zbatohen “Cikli Biologjik i Gjelbër” Objektivat Ekonomike të Bangkok-ut”, duke hedhur një themel të fortë për rritjen e Azi-Paqësorit.

Së katërti, të përmbahet ndarja gjithëpërfshirëse. Duhet të zbatohet plotësisht Agjenda e Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillim të Vazhdueshëm, të shtyhen çështjet e zhvillimit përsëri në qendër të agjendës ndërkombëtare, të thellohet përafrimi i strategjive të zhvillimit dhe të zgjidhen së bashku deficiti i zhvillimit global- shkruan CMG.

Kina do të vazhdojë të mbështesë APEK-un në kryerjen e bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik dhe së bashku ta bëjë tortën e zhvillimit Azi-Paqësor më të madhe.

Xi Jinping theksoi se : Kina është e gatshme të përpiqet me të gjithë palët të promovojnë bashkëpunimin Azi-Paqësor për të arritur rezultate më të frytshme dhe së bashku për të krijuar “tridhjetë vitet e arta” të ardhshme të Azi-Paqësorit!