Aparat i ri për rezonancë magnetike! Do të bëhen 1 mijë kontrolle më shumë

TË FUNDIT

Me aparatin e ri të rezonancës magnetike do të shkurtohet kohëzgjatja e kontrolleve të pacientëve, ndërsa do të rritet numri i kontrolleve që do të mund të kryhen brenda 1 dite, bëri të ditur drejtori i klinikës “Shën Naumi i Ohrit” Nebojsha Nastov, teksa shtoi se deri tani nëse janë bërë 4 mijë kontrolle, me tani do të kryhen më së paku 5 mijë.

“Theksi kryesor është në aparatin e ri të rezonancës magnetike, mund ta shihni në prapavijë, ka kolona të laboratorit, domethënë aparaturë për përdorim në sallat e traumatologjisë në klinikat e tyre. Përndryshe, vlera totale e gjithçkaje që kemi marrë vitin e kaluar është diku rreth nëntëdhjetë milionë denarë, ose një milion e gjysmë euro”, tha Nebojsha Nastov, drejtor i Klinikës universitare për kirurgji “Shën Naumi i Ohrit”.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, paralajmëroi se po vazhdojnë me implementimin e programit qeverisës për shërbime më të mira në shëndetësi.

“Vazhdojmë aty ku jemi me implementimin e programit të qeverisë dhe ministrisë së shëndetësisë për të krijuar shërbime dhe infrastrukturë për mjekët që të japin shërbime shëndetësore për pacientët tonë”, deklaroi Azir Aliu, ministër I Shëndetësisë.

Në vizitë ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili u zotua se do të krijojnë reforma serioze strukturore në shëndetësi brenda pak vitesh.