Fansat po dëshirojnë t’i shohin në bashkëpunim dy këngëtaret e njohura shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Era Istrefin.
Në rrjetin social Instagram, Anxhelina i është përgjigjur pyetjeve që i ka shkruar ndjekësit e saj.
Dikush nga fansat i ka shkruar: “Një bashkëpunim me Era Istrefin do ishte perfekt!”, ndërsa Anxhelina ka thënë “Pse jo! E vlerësoj Erën shumë si femër dhe si artiste”.
Ndërsa, Era komentin e Anxhelinës e ka ripostuar në Instagram me mbishkrimin “Edhe unë zemër! Kënga jote e fundit është zjarr”.

Pas gati 9 vjetësh, Anxhelina Hadërgjonaj iu rikthye muzikës me projektin “Precious” që e publikoi më 11 dhjetor. Ndërsa më 29 janar, Anxhelina lansoi këngën “No Drama”./21Media
