Anxhela Peristeri në “Eurovision” me veshje popullore shqiptare

TË FUNDIT

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

“Karma” është kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e kaluar, dhe e cila do të jetë prezantuese e shtetit shqiptar në festivalin evropian.

Së fundmi këngëtarja shqiptare, teksa është duke promovuar projektin muzikor, ka realizuar disa fotografi me veshje kombëtare, përmes së cilave ka dashur të transmetojë kulturën dhe origjinën shqiptare.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë me ndjekësit e saj të shumtë.

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, ka shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it.

Organizatorët e garës evropiane të këngës “Eurovision” kanë përjashtuar mundësinë e mosmbajtjes së ngjarjes gjatë muajit maj të këtij viti.

Garuesve tashmë u është kërkuar që të xhirojnë performancën “live” të këngës pak para mbajtjes së festivalit. Këto video parashihet të përdoren në rast se artistët nuk do të mund të udhëtojnë për shkak të pandemisë, apo do t’u duhet të karantinohen me të arritur në vendin ku zhvillohet “Eurovisioni”.

Gara sivjet mbahet në Rotterdam pasi Holanda kishte fituar garën në vitin 2019 me Arcade. Vitin e kaluar, ngjarja ishte anuluar shkaku i pandemisë./21Media