Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurimet Publike ka marrë vendim për anulimin e tenderit për blerjen e autobusëve elektrikë dhe karikuesve, ku si ofertë më e favorshme ishte zgjedhur bashkërisht kompania hungareze “Elektrobus – Ikarus” dhe kompania austriake EVN, transmeton TV21.
Vendimi është marrë me detyrë zyrtare, ndërsa informacionin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Transportit.
Nga Ministria bëjnë të ditur se, në përputhje me kompetencat e tyre, prokurimi publik në fjalë do të rishpallet në përputhje me ligjin në afatin më të shpejtë të mundshëm.
Tenderi përfshinte blerjen e 150 autobusëve elektrikë dhe 75 karikuesve, i cili ishte shpallur më 27 shkurt të këtij viti dhe parashikonte furnizim të fazuar brenda 6, 12 dhe 18 muajve.
Sipas informacioneve të mëhershmeve të Ministrisë, kompania fituese kishte plotësuar kushtet dhe kishte ofruar çmimin prej rreth 314 mijë euro për autobus, ndërsa “Ikarus” duhej të siguronte autobusët dhe EVN stacionet e karikimit.
