Anulohet seanca gjyqësore për lënden “Toplik”. Seanca u anulua për shkak të mungesës të dy të akuzuarve ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe të akuzuarit Dimitar Dimovski. Arsyeja e anulimit të seancës ishte mos marrje e ftesës nga burgu Shutkës për sjelljen e dy të akuzuarve në gjykate. Gjykatësi i lëndës Osman Shabani tha se gjykata nuk ka marrë informata se pse nuk janë realizuar kërkesat për sjelljen e dy të akuzuarve nga burgu. Seanca u anulua edhe për shkak të mungesës së njërit nga gjykatësit dëshmitarë. Në “Toplik” i dyshuari i parë është ish ministri për transport dhe lidhje Mile Janakieski, për shitje të një toke shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit”. Përpos tij, të dyshuar janë edhe pesë persona tjerë. Ky i fundit Janakieski tanimë disa në burgun e Shutkës mbanë greve urie, si shenjë revoltë për masën e paraburgimit që i është përcaktuar. Seanca e radhës me 6 shtator.
