Anulohet seanca për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Boki 13 përsëri në spital!

TË FUNDIT

Seanca për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, është shtyrë për më 28 tetor.

Seanca u anulua për shkak se Bojan Jovanovski përsëri është shtruar në spital.

Dy ditë pasi që u kthye në burg gjendja e Boki 13 u përkeqësua sërish, kështu që ai përsëri është në spital.

Avokati Sasho Dukovski, kur gjykoheshte Boki 13 për rastin “Reket”, paralajmëroi se gjendja e tij është e keqe dhe se ai duhet të vendoset në arrest shtëpiak. Kërkesën e avokatit Dukovski Gjykata e refuzoi.