Gjykata Themelore Shkupi 1 ka anuluar seancën e sotme gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër”, shkak për anulim të procesit ka qenë se gjykatësi Dushan Josifov si dhe Ognen Stavrev i kanë caktuar seancat në kohë të njëjtë, dhe kjo ka bërë që procesi për rastin “Dhuna në Qendër”, të anulohet pasi që ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski është i akuzuar edhe në lëndën tjetër të Prokurorisë Publike Speciale, “TNT”.
