SHBA-të kanë anuluar papritur planet e paralajmëruara më parë për t’u dhënë azil migrantëve në dy pika hyrëse në Teksas, duke zbehur shpresat e qindra njerëzve që kanë pritur në Meksikë me muaj për të hyrë në SHBA, presidenti i ri i SHBA-së Xho Bajden është zotuar të ndryshojë politikën e ashpër të paraardhësit të tij Donald Tramp mbi migrantët.
Departamenti i Sigurisë së Brendshme, bazuar në “rishikimet aktuale operacionale”, tha se nuk mund të thoshte menjëherë kur do t’i lejonte migrantët të hynin përmes kalimeve Brovënsvill dhe El Paso.
Javën e kaluar, Departamenti kumtoi se do të fillonte të pranonte kërkesa për azil në raste aktive në të dy kalimet, të hënën dhe të premten.
Ndërkaq, zëdhënësja e Departmentit nuk dha arsye specifike për vonesën në dhënien e azilit, por tha se institucioni do të fillojë rishikimin e atyre vendeve kur partnerët ndërkombëtarë zbatojnë masa të caktuara për të siguruar shëndetin, sigurinë dhe proceset e duhura.
Bajdeni u zotua të përfundojë fushatën e Trampit, e cila ka detyruar më shumë se 65.000 latino-amerikanë të largohen nga SHBA-ja.