Antikorrupsioni: Tek Angellovska s’ka përgjegjësi penale

TË FUNDIT

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit nuk konfirmon përgjegjësi penale për Ministren e Financave Nina Angellovska në lidhje me rastin e Bankës Eurostandart.

Nga aspekti etik e ngrit çështjen në nivel të lartë dhe do të rekomandojë të rirregullohen rregullat, veçanërisht memorandumi për bashkëpunim mes Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave dhe trupave tjerë rregullator, me atë që do të shtohen dekrete me të cilat do të rregullohet përplasja e interesave, do të parashikohet si të pengohet veçanërisht ai moment ku thuhet se disa bartës të funksionit kanë mundësi të disponojnë me informacione dhe të njëjtit t’i shfrytëzojë për veten ose të sigurojë dobi për ndonjë tjetër.

Këtë sot e kumtoi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së pas seancës në të cilën është shqyrtuar lënda për përplasje të mundshme të intersave me falimentimin e Eurostandard Bankës dhe depozitin e ministres së Financave, Nina Angelovska./TV21