Kryetarja e komisionit antikorrupsion në intervistë për REL Biljana Ivanovska tha se Marrëveshja me kompaninë italiane “Leonardo” për blerje të sistemeve radar ka mbetur e njëjtë edhe para se të bashkëngjitej ish sekretari gjeneral Dragi Rashkovski, por sipas saj e dyshimtë është vonesa e pagesës së trashesë për të cilat shteti paguan kamata të larta.
Për rastin “Leonardo”, ku ende hulumtohet implikimi i ish sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski, Biljana Ivanovska, thotë se bëhet fjalë për rast voluminoz dhe shumë kompleks.
“E hapëm këtë rast edhe në aspektin e prokurimit publik, për të gjithë procedurën të përzgjedhjes së “Leonardo”-s si operator nga i cili duhej të huazohej ajo pajisje, është një proces voluminoz, dhe i njëjti ka mbaruar. Pjesa e dytë e rastit është kur dhe pse implikohet Rashkovski si dhe pse zgjatet koha e lidhjes së marrëveshjes, edhe pse kjo marrëveshje ka qenë e njëjtë me idenë paraprake, na kanë mbetur detaje të vogla, rreth 5 deri 10 % të përpunimit të rastit, por edhe kjo shpejtë do të përfundojë dhe do të shpallen rezultatet e këtij rasti”, deklaroi Ivanovska./TV21
