Eksperti amerikan për Sëmundje Infektive Anthony Fauci është pozitiv në Covid-19.
Ai është testuar me test të shpejtë antigjen dhe vazhdon të punojë nga shtëpia e tij derisa të shërohet, informoi Instituti Nacional i Shëndetit.
“Për momentin ka simptoma të lehta”, shtojnë nga Instituti.
Fauçi, 81-vjeçar, është vaksinuar plotësisht dhe ka marrë dy doza përforcuese, në kohën e fundit nuk ka pasur kontakt të afërt me presidentin e SHBA-së, Xho Bajden, i cili e ka këshilltar kryesor për shëndetësi.
