Dhjetë vezë, pesë pashteta të konzervuara, pesë copa djathi, ca bukë për të cilët thotë se nuk janë të pjekura si duhet dhe ca domate. Ky është ushqimi që merr qytetari për pesë anëtarët e tij të familjes të cilët janë me status social dhe të rrezikuara nga kuzhina popullore në Butel të Shkupit. Ankesa të shumta ka edhe nga qytetarët tjerë, që shfrytëzojnë këtë ndihmë. 583_4860
“Shiko është e papjekur, nuk mundet kështu të jetë buka. Unë nuk kam dhëmbë dhe më ngel në fyt. Këtë nuk mund ta ha”.
“Nuk jam i kënaqur. Buka është kurfare. Nuk është e pjekur sa duhet. Ushqimi her është i mirë e her nuk është”, tha një qytetar.
“Nuk është e mirë, plus bëj tetë kilometra në ditë dhe në fund të mos dërgoj buk në shtëpi. Për tre ditë ku do t’i ha këto. Shiko, shiko sa bukë, shiko është e pa pjekur, shiko edhe kjo tjetra. Është e pa pjekur e gjallë”, tha një qytetar tjetër.
“Nga buka nuk jemi të kënaqur, na japin bukë të ftohtë të pa pjekur. Ajo që është kthyer nga shitoret na jepet neve”, shtoi një qytetar.
“Buka nuk është e mirë, ajo nuk bën. Ajo duhet të piqet dhe të jetë më e mirë, nuk duam tjetër gjë”, deklaroi një qytetare.
Nga Qendra për punë sociale pranë qytetit të shkupit e thonë të kundërtën. Ata thonë se deri më tani nga qytetarët kanë marrë vetëm lëvdata.
“Deri më tani, prej se e kemi ndryshuar distributorin në kuzhinat popullore nuk kemi marrë asnjë ankesë për kualitetin e ushqimit përkundër vetëm lëvdata se është përmirësuar kualiteti i ushqimit. Edhe pse kryhen kontrolle të rregullta në kuzhinat popullore, të hënën zyrtar i Qendrës për punë sociale pranë qytetit të Shkupit do të kryer inspektim në kuzhinën popullore Butel”, thonë nga Qendra për Punë Sociale në Qytetin e Shkupit.
E përderisa qytetarët flisnin para kamerës së Tv21 shpërndarësit e ushqimit i vrojtonin nga dritaret se kush dhe ç’ka do flasë. E para se të fillojmë anketën me qytetarët, ata mundoheshin të pengojnë ekipin tonë dhe kërkonin leje nga ekipi që kishte shkuar të dëgjonte hallet e qytetarëve.
Përgatiti: Mevludin Imeri
