Anketë: Bajden rrit epërsinë ndaj Trampit

TË FUNDIT

Kandidati amerikan demokrat, Xho Bajden ka rritur epërsinë e tij ndaj presidentit të tanishëm Donald Tramp dhe tani qëndron në dhjetë pikë përqindje, sipas sondazhit të fundit të “Foks Njuz”.

Sipas rezultateve, 53 për qind e votuesve do të votonin për ekipin Bajden-Haris, ndërsa 43 për qind për dyshen republikane Tramp-Pens.

Sondazhi u realizua në të gjithë vendin pas debatit të parë presidencial dhe pasi u njoftua se Tramp ishte infektuar me koronavirus.

Hulumtimi tregon se Bajden ka rritur epërsinë e tij në muajin e fundit me pesë pikë përqindje.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit, temat më të rëndësishme për të anketuarit janë koronavirusi dhe ekonomia, pasuar nga kujdesi shëndetësor, problemi i racizmit dhe krimit./MIA