Ankand me piktura për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta

Must Read

Osmani: Ka dallime me Bullgarinë në pritshmëritë nga marrëveshja

Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme, në konferencën e sotme për media tha se ka dallime...

Laboratorë lëvizës për testet Covid-19

Laboratorë të lëvizshëm në një furgon me dy punonjës, një shofer dhe një robot, që përdoret për...

Avdullah Hotin e presin edhe dy interpelanca

  Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 14:00 për të diskutuar mbi...

Drejtuesit e shoqatës “Bashkarisht mundemi”, në një press konferencë për media të mbajtur në hapësirat e press qendrës së komunës së Gostivarit, kanë paraqitur detajet rreth Ankandit të qetë filantropik me piktura dhe fotografi nën moton “Auksion për aksion”, që do të mbahet të mërkurën (30 shtator) në hotel-restorantin Ignatia – Gostivar, me fillim në ora 19:00. E veçanta e këtij auksioni është se pikturat dhe fotografitë që do të ekspozohen për shitje, janë realizuar nga vetë dora e fëmijëve me nevoja speciale – anëtarë të shoqatës “Bashkërisht Mundemi”, por nën mentorimin e artistëve të mirënjohur figurativ.

Shpend Salija, drejtues i shoqatës “Bashkërisht Mundemi”, ka bërë të ditur se pikturat janë realizuar në Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit “Struga 2020”, ndërsa disa prej tyre janë përfunduar në një punëtori të veçantë në Galerinë Art Lux në Gostivar, gjithnjë nën mentorimin e artistëve figurativë. Ndërkaq, në një aktivitet tjetër, engjëjt – siç i quajnë fëmijët anëtarë të Shoqatës “Bashkarisht Mundemi”, nën mentorimin e fotografit artistik, Osman Demiri, realizuan fotografi me pamje nga pjesët më atraktive të qytetit të Gostivarit. Për ta pasuruar ofertën, do të ekspozohen për shitje edhe disa vepra të nxënësve të shkollave fillore të realizuara në aktivitete të Shoqatës për Art dhe Kulturë “Silindart” – Gostivar.

Meqë auksioni i fundit, i cili sipas të gjitha gjasave ka qenë edhe i vetmi deri më tani që është mbajtur në Gostivar, kanë kaluar plot 13 vite, dhe shkaku asaj se auksioni i heshtur është një formë paksa më e rallë, nga shoqata “Bashkarisht Mundemi” sqarojnë se ky lloj aksioni është në fakt një ankand, në të cilin pjesëmarrësit duke shkruar çmimin e ofruar në një fletë të veçantë pranë veprës së ekspozuar, do të mund të blejnë një ose më shumë vepra nëse çmimi i ofruar është më i lartë se ai i pjesëmarrësve tjerë.

Zoran Maxhoski – gazetar, njëherit edhe anëtar në Këshillin Organizativ të auksionit thotë se do të ekspozohen 20 fotografi të përzgjedhura me dimensione 50x70cm dhe do të kenë çmim fillestar të njëjtë, si dhe 34 piktura të dimensioneve të ndryshme, çmimet fillestare të të cilave do të dallojnë.

Osman Demir, mentor dhe fotograf artistik që punoi me fëmijët e shoqatës “Bashkarisht mundemi” ka ftuar qytetarët ti bashkangjiten auksionit dhe me këtë tu japin mbështetje fëmijëve, të cilët siç tha Demiri, më shumë kanë nevojë për mbështetje shpirtërore se sa materiale.

Pesë e auksionit mund të jetë çdo i interesuar, por shkaku i pandemisë, nuk mund të ketë masoviitet. Gjthsesi, thonë organizatorët ngjarja do të mbahet sipas protokollit për mbrojtje nga Covid-19 dhe rekomandojmë që të pjesëmarrësit të mbajnë distancën sociale të venë maska ​​mbrojtëse.

Ndryshe, synimi i Shoqatës Bashkarisht Mundemi është që nga aksioni të grumbullojë 200.000 denarë, ndërsa mjetet e grumbulluara do të shfrytëzohen për realizimin e aktiviteteve kulturore-argëtuese dhe sportive-rekreative me anëtarët e shoqatës. Por, grumbullimi mjeteve nuk është synimi i vetëm i këtij auksioni filantropik me fotografi dhe piktura. Organizatorët duan që të realizojnë një ngjarje të mirëfilltë kulturore pak më ndryshe me karakter senzibilizues dhe kjo të jetë vetëm fillimi i një forme të re të filantropisë./TvGlobi

Osmani: Ka dallime me Bullgarinë në pritshmëritë nga marrëveshja

Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme, në konferencën e sotme për media tha se ka dallime midis Maqedonisë dhe Bullgarisë në...

Laboratorë lëvizës për testet Covid-19

Laboratorë të lëvizshëm në një furgon me dy punonjës, një shofer dhe një robot, që përdoret për të kryer tamponë. Ky është...

Avdullah Hotin e presin edhe dy interpelanca

  Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 14:00 për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga seancat...

Sanksionohen 222 shoferë në Shkup, prej të cilëve 60 për shpejtësi të tejkaluar

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 222 sanksione, përfshirë 60 shkelje për tejkalimin e shpejtësisë...

SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova mbajti koncertin tradicional vjeshtor

Shoqëria Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova dje mbajti një koncert tradicional vjetor vjeshtor. Për shkak të gjendjes me koronavirusin, publiku kishte...

More Articles Like This