Anis Mehmeti firmos me Ipswich: Jam i uritur për gola!

TË FUNDIT

Sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti, pas transferimit te Ipswich Town, ka ndarë ndjesitë e tij të para te klubi i ri. 25-vjeçari e përshkruan skuadrën si të përshtatshme me ambicien e tij, ndërsa qëllimi kryesor mbetet ngjitja në Premier League.

Mehmeti ka nënshkruar kontratë 3 vite e gjysmë me klubin anglez, ndërsa paga e tij nuk bëhet e ditur.

“Jam shumë i emocionuar që kam nënshkruar për Ipswich. Çdo gjë që klubi po synon përputhet me ambiciet e mia dhe kjo flet vetë. Tifozët janë të mrekullueshëm dhe mezi pres të luaj para tyre.

“Jam një lojtar i uritur, me dëshirë për të fituar, dua të shënoj gola, të asistoj dhe të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar ekipin”, tha mes tjerash Anis Mehmeti.