Në pjesën e parë Kosova mori 5 gola, shënoi një
Në pjesën e parë Kosova mori 5 gola, shënoi një
Kombëtarja e Anglisë po fiton ndaj Kosovës në ndeshjen e sontme që zhvillohet në Angli. Në pjesën e parë të ndeshjes, Kosova mori 5 gola nga Anglia, ndërsa shënoi vetëm 1, shkruan rtv21.tv
Kosovarët shumë mirë e filluan ndeshjen, duke kaluar në epërsi ndaj Anglisë, me golin e Valon Berishës në minutën e parë të ndeshjes. Golin e dytë për Anglinë e shënoi Harry Kane në minutën e 19-të, ndërsa trefishimi i epërsisë ndaj Kosovës u bë autogolin e Mërgim Vojvdës, në minutën e 38-të.
Ndërkohë në minutat e fundit të pjesës së parë, Anglia shënoi edhe dy gola të shpejtë ndaj Kosovës.
Jadon Sancho shënoi dy golat e fundit, njërën në minutën e 44-të dhe tjetrën në minutën e 45-të.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 5:1.
Kosova është pjesë e grupit A në kuadër të këtyre kualifikimeve dhe gjendët në pozitën e dytë, një pikë pas liderit Anglisë. Kujtojmë që, Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje./21Media
