Angjushev: Nuk ka asnjë kufizim për hyrjen time në SHBA, do ta ankimoj vendimin

TË FUNDIT

Ish-zëvendëskryeministri Koço Angjuhev, nëpërmjet një komunikate për mediat ka reaguar ndaj vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi ky i fundit e futi atë në “listën e zezë” dhe i ndaloi hyrjen tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet komunikatës ai shprehet se vendimi i ASH-it është i padrejtë pasi ai është tatimpagues, partner dhe bashkëpunëtor me subjekte dhe persona të rëndësishëm ekonomikë në SHBA. Angjushev, thotë po ashtu, se në Maqedoni ka mbi 1000 persona të punësuar, ndërsa gjatë mandatit të tij si zëvendëskryeministër kompanitë e tij kanë shënuar vetëm rënie dhe humbje.

Në fund të komunikatës Angjushev paralajmëron se do ta ankimojë këtë vendim të DASH-it duke përdorur të gjitha argumentet juridike në dispozicion.

Komunikate e plotë për mediat:

Gjatë mandatit tim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga viti 2017-2020 kam punuar me respekt të plotë të të gjitha ligjeve dhe dispozitave kushtetuese të shtetit dhe në interes të ekonomisë maqedonase dhe të parimeve demokratike mbi të cilat mbështetet vendi ynë.

Katër vite pas dorëheqjes sime të vetëiniciuar nga Qeveria, nuk ka asnjë proces gjyqësor për asnjë segment të punës sime, për arsye që nuk kanë bazë për këtë. Në Maqedoni kam të punësuar 1000 persona, ndërsa gjatë mandatit tim kompanitë e mia kanë shënuar vetëm rënie dhe humbje, gjë që është e regjistruar edhe në shërbimet financiare shtetërore.

Kam kompani në Britaninë e Madhe, Gjermani, Holandë dhe në SHBA, dhe jam taksapagues amerikan, pra paguaj taksa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam partner dhe bashkëpunëtor me subjekte dhe persona të rëndësishëm ekonomikë në SHBA. Derisa isha zëvendëskryeministër në Qeverinë e Maqedonisë, fuqimisht kam avokuar dhe punuar për anëtarësimin e vendit në NATO, kam përkrahur anëtarësimin e saj në BE dhe ende i përkrah të gjitha aktivitetet që ndërmerren në atë drejtim.

I mohoj me forcë të gjitha dyshimet e shprehura në dokumentin e publikuar nga Departamenti i Shtetit i nderuar dhe dua të njoftoj se do ta apeloj vendimin dhe do të përdor të gjitha mjetet juridike të specifikuara në vetë dokumentin në drejtim të tërheqjes së këtij vendimi, të cilin e konsideroj të panevojshme në kuadër të angazhimeve ndaj miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të luftuar korrupsionin.