Angelovska: Ligji për buxhetin në fazën finale

Must Read

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan...
- Advertisement -

Propozim-ligji për buxhetin është në proces të finalizimit, në pajtim me konsultimet me Bankën Botërore, FMN-në dhe BE-në, informoi ministrja e Financave Nina Angelovska, pas seancës së sotme të katërt të Këshillit për menaxhim me financat publike.

Angelovska, informojnë nga kabineti i saj, ka udhëhequr me Këshillim, i cili është trup koordinues i Qeverisë për ndjekjen e zbatimit të reformave të parapara me Programin për reforma në menaxhimin me financa publike 2018-2021.

- Advertisement -

“Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme, kriza e KOVID-19, si dhe periudha e nevojshme për konsultime publike, pritjet janë që ligji të miratohet deri në fund të vitit 2020. Me ligjin e ri për Buxhetet do të rregullohet vendosja e rregullave fiskale dhe Këshillin Fiskal. Është përgatitur edhe projektligj i ri për kontrollin e brendshëm financiar në sektorin publik, i cili paralelisht me Ligjin e ri për buxhetet, duhet të miratohet gjatë vitit 2020. Me ligjin e ri pritet në mënyrë shtesë të përforcohen themelet për zbatimin e kontrollit të brendshëm financiar publik në të gjithë sektorin publik”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Ministrja, theksoi se në periudhën e kaluar u përgatit edhe Strategji për reformimin e sistemit tatimor, për të cilën u zhvillua konsultim publik me palët e interesuara. Kjo strategji i integron prioritetet kryesore në fushën e politikës tatimore dhe administratës tatimore në periudhën 2020-2023.

- Advertisement -

“Nga fundi i vitit 2019, ne filluam disa mjete që përmirësuan ndjeshëm transparencën.U përpilua edhe mjet për monitorimin e shpenzimeve kapitale për secilin përdorues të buxhetit veç e veç, pastaj u lëshua në përdorim portali “Financa të Hapura”, i cili është krijuar për të lejuar publikun të shohë të gjitha pagesat nga Thesari. Në fillim të vitit, u krijua faqja ‘Borxhi Publik’, ku mund të monitorohet situata e borxhit, lëvizjen e tij ndër vite, pagimin e borxheve, tërheqjet për vitin aktual dhe financimin e tij”, tha Angelovska.

Paralelisht me reformat në buxhet, vazhdojnë reformat në sistemin e menaxhimit të financave publike përmes krijimit të një sistemi të ri të menaxhimit financiar efikas dhe të integruar të informacionit në Ministrinë e Financave (IFMIS).

- Advertisement -

Buxheti për zbatimin e Planit të ri të veprimit për vitin 2020 është planifikuar me 12 milionë euro, prej të cilëve 2,3 milionë euro janë nga buxheti i shtetit, ndërsa 9,7 milionë euro janë siguruar nga burimet donatore./MIA

- Advertisement -

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...

Dislokimi i bastoreve, Besimi premton Projekt/Ligj të ri

https://youtu.be/0o3WxJSWFE4 Problemi me dislokimin e bastoreve mbetet akoma i pazgjidhur. Ndonëse janë dhënë shumë premtime, pikat e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -