Angelovska-Bezhoska: Shpresoj se do të arrijmë ta fitojmë betejën me pandeminë, nëse është më e gjatë të gjithë me mençuri dhe virtyte do t’i sjellim vendimet tona

TË FUNDIT

Pas nesh e lëmë një vit në të cilin çdo dit  u ballafaquam me sfida  në plan personal dhe profesional. U përballëm me krizë  të paparë, në të cilën  të gjithë ne së pari duhej  të kujdesemi për ruajtjen e shëndetit të njerëzve,  ndërsa njëkohësisht të marrim edhe vendime të shpejta për mbështetje të mirëqenies në këto rrethana të vështira.

Këtë e thekson guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska në porosi me rastin e Vitit të Ri 2021.

Në porosi shton se ky vit na përkujtoi se  vlera jonë më e madhe janë  njerëzit e guximshëm, të përkushtuar dhe profesional,  pa mbështetjen e të cilëve  është e pamundur  me sukses të kalohet nëpër  trazirat që i sjellin krizat. Pikërisht këto vlera të ndërtuara, thekson,  edhe neve si bankë qendrore, na e lehtësuan plotësimin e qëllimeve dhe ballafaqimin e suksesshëm  me të gjitha sfidat në vitin 2020.

Në vitin që vijon, para se gjithash,  dëshiron  të gjithë ta ruajmë   më të shtrenjtën, ndërsa ajo është shëndeti.

“Shpresoj se do të arrijmë ta fitojmë betejën me pandeminë,  ndërsa misionin tonë do ta plotësojmë  në rrethanë më humane,  me më pak takime virtuale dhe me komunikim më të madh social. Por, përderisa koha do të tregojë se lufta do të jetë më e madhe,  nuk kam dyshim se  të gjithë, me mençuri dhe virtyte, do t’i sjellim vendimet tona.  Pas të gjithave, viti që kaloi  tregoi se edhe në kriza të tilla të gjithë dimë të jemi më të sakrifikuar, të guximshëm, rrezistent, inspirues dhe inovativ. T’i marrim këto vlera me ne edhe në vitin e ri! Urime Viti i Ri  2021!, shkruajti guvernatorja në porosi.