Angellovska-Bezhovska në takim të guvernatorëve të BIS: Të punohet në përforcim të mëtejshëm të sigurisë kibernetike në sektorin financiar

TË FUNDIT

Viteve të fundit, bankat qendrore dhe rregullatorët e tjerë financiarë dukshëm i kanë intensifikuar përpjekjet për avancim të sigurisë kibernetike në sektorin financiar. por, konteksti që e imponon kriza e koronavirusit, krijon hapësirë për rritjen e sulmeve nga hapësira e sigurisë, për shkak se në nivel global nevojitet të punohet në përforcim të mëtejshëm të mekanizmave për mbrojtje të sektorit financiar nga ky rrezik. Ky ishte rasti dhe tema e e-takimit të guvernatorëve të bankave qendrore të organizuar  nga Banka për Rregullim Ndërkombëtar (BIS), në të cilin në mënyrë aktive mori pjesë edhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.

Siç ishte theksuar në takim, kushtet për punë pas shpërthimit të pandemisë së kovid-19, përfshirë edhe punën nga shtëpia, rezultojnë me një numër të madh të sulmeve kibernetike në sektorin financiar. Konform anketës së zbatuar (FS-ISAC),  në suaza globale, këto sulme kanë qenë më pak se 5.000 në javë në shkurt, por janë rritur në 200.000 në javë nga fundi i prillit të këtij viti, ndërsa edhe në mënyrë shtesë janë rritur për një të tretën në periudhën maj-qershor krahasuar me periudhën mars-prill. Pjesëmarrja e incidenteve kibernetike te bankat, si lloj i rrezikut operativ, megjithatë relativisht është i vogël në krahasim me rrezikun e përgjithshëm operativ, por rritet. Në përpjekjet për mbajtjen e këtyre rreziqeve nën kontroll është kyç korniza e mbikëqyrjes.

Gjendja në vendin tonë në pikëpamje të sulmeve kibernetike vazhdimisht po avancohet viteve të fundit, me ç’rast u miratua edhe rregullativë e posaçme  nënligjore me të cilën kërkohet nga bankat t’i avancojnë standardet e sigurisë. Në këtë rast, nga bankat kërkohet të sigurohen nivele përkatëse të gatishmërisë nga kërcënimet nga hapësira digjitale, si dhe për pagesë ndërbankare, por për të gjitha aktivitetet e tjera financiare që i kryejnë. Në këtë kontekst jashtëzakonisht me rëndësi është që sistemi ynë bankar është harmonizuar me standardet e sigurisë për SVIFT. Njëkohësisht, viteve të fundit janë ndërmarrë edhe një sërë aktivitetesh për mbrojtje nga sulmet kibernetike të segmenteve të tjera në sektorin financiar.

Banka jonë qendrore do të jetë pjesëmarrës aktiv në dimensionimin dhe realizimin e hapave të ardhshëm global për përforcim të mëtejshëm të sigurisë kibernetike në sektorin financiar. Me pjesëmarrjen e guvernatores Angellovska-Bezhoskës në këtë takim në organizim të BIS konfirmohet gatishmëria dhe vendosmëria në perceptimin e trendeve globale, por edhe për përpjekje për implementim të standardeve të mëtejshme ndërkombëtare dhe rekomandimeve relevante në punën e sistemit tonë financiar.