- Ku je drejtor, a je mirë?
- Mirë, ju?
-A do bëhet? Falë njerëzve, së paku është lokalizuar.
Para dy ditësh kalimthi u takua me kreun e opozitës Hristijan Mickoski në Berovë, e sot, për shkak se VMRO-DPMNE vazhdimisht e kritikon mënyrën se si QMK po përballet me gjendjen me zjarre, drejtori Stojançe Angellov e ftoi partinë e partinë opozitare që të propozojnë një anëtar për të marrë pjesë në mbledhjet e Shtabit Qendror.
“Thirrje e hapur deri tek VMRO-DPMNE, që përfaqësues i tyre nga Komisioni për Mbrojtje dhe Shpëtim të vijë dhe të marrë pjesë dhe nga afër ta mbikëqyrë punën e shtabit qendror. Ndoshta kjo do të ndihmojë që edhe ata të shohin se puna nuk është jashtë kontrollit dhe se kemi kontroll të plotë”, tha Angellov.
Nga VMRO-DPMNE pranojnë! Do të propozojnë një anëtar të tyrin për këtë trup, e shpresojnë se fjala e tij do të dëgjohet.
“Mendoj se Stojançe Angellov nuk na ka kuptuar mjaftueshëm në lidhje me menaxhimin. Krizë e këtillë nuk menaxhohet vetëm me takime, por menaxhohet me plan dhe protokolle se si të përballemi me të, po nejse… VMRO-DPMNE publikisht i ka ofruar kapacitet e saj, persona që janë ekspertë dhe që kanë njohuri për përballje me kriza të tipit të këtillë, andaj VMRO-DPMNE, ja i themi z.Stojançe Angellov, do të propozojë anëtar të saj në atë trup, i cili do të japë përfundimet e tij, propozime e tij për tejkalim të krizës”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Arsovski po ashtu tha se trupi aktual që po menaxhon me shuarjen e zjarreve nuk ka asnjë ide dhe propozim për parandalim dhe se nuk ka asnjë koordinim, e gjithçka është lënë në ndihmën e të huajve, zjarrfikësve të vendit dhe banorëve të zonës. Po Drejtori i QMK-së, Angelov, ndonëse e pranon se resurset janë të kufizuara, thotë se janë të mjaftueshme për t’u përballur me valën. Tregoi se ajo që mungon më së shumti, janë helikopterët, të cilët veprojnë sipas listës me prioritet duke shkuar fillimisht aty ku rreziku është më i madh.
