Angela Martini ka ndarë me ndjekësit një fotografi të përbashkët me disa prej modeleve më të njohura shqiptare, krahas këngëtares Rita Ora.
Ngjarja u mbajt në Los Anxheles, Kaliforni, ku komuniteti shqiptar u mblodh për këtë event të veçantë.
Në imazh dallohet bukuria e secilës prej pjesëmarrëseve: Angela Martini, Briana Bardhi, Rita Ora, Xhesika Berberi dhe Kleoniki Deligiorgi.
Fotografisë Angela i ka vendosur përshkrimin: “Shqiptaret”.
