Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev refuzoi ta nënshkruajë deklaratën e 9 vendeve të Evropës Lindore për shkak të një neni me të cilin mbështet hyrja e Ukrainës në NATO, kumtoi presidenca bullgare.
“Rumen Radev nuk pajtohet me të gjithë tekstin e deklaratës për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Presidenti mbështet qëndrimet e tjera të gjetura në dokument”, thuhet në kumtesë. Radev konsideron se vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO duhet të sillet madje pasi Rusia dhe Ukraina, si palë në konflikt, do të elaborojnë, pranojnë dhe zbatojnë parametra të qartë për zgjidhje paqësore. Përndryshe, më 2 tetor dokumenti është nënshkruar nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Sllovakisë, Rumanisë, Çekisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë.
