Anel Fidoski u zgjodh shef i Prokurorisë së Shkupit! Largohet Bubevski

TË FUNDIT

Me 7 vota “për”, 2 “kundër” dhe 2 “abstenime”, Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjodhi Anel Fidoskin për kryetar të ri të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, përcjell TV21. Fidoski ishte një nga pesë kandidatët për këtë pozicion të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë Publike, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për Prokurorinë më të madhe dhe më të ekspozuar në shtetin tonë.

Në lidhje me: Javën e ardhshme do të zgjidhet shefi i ri i Prokurorisë së Shkupit! Ja cilët prokurorë janë kandidatë

Kreu aktual i PTHP-Shkup, Gavril Bubevski, mori 5 vota “për”, të pamjaftueshme për rizgjedhje. Edhe tre kandidatët e tjerë, Tanja Trajçevska, Dejan Petreski dhe Spasenka Andonova, nuk morën mbështetje të mjaftueshme./tv21.tv