ANEB: Termocentrali bërthamor nën kontrollin rus

TË FUNDIT

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) në Twitter njoftoi se rregullatori ukrainas bërthamor ka lajmëruar probleme në komunikimin me personelin që punon në termocentralin bërthamor në Zaporozhje në pjesën juglindore të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase deklaruan për ANEB se personeli i rregullt vazhdon të punoj në termocentral “por menaxhimi i tij tani është nën urdhra të komandantit të forcave ruse”.