Ancelotti tregon se cilin ekip e dëshiron në finale

TË FUNDIT

Carlo Ancelotti shpreson që ta shmang Milanin në shortin e Ligës së Kampionëve për fazën çerekfinale pasi me këtë skuadër dëshiron që të takohet në finalen e Stambollit.

Janë tre ekipe italiane tetëshen e më të mirëve Milan, Inter dhe Napoli dhe katër trajnerë italianë, të përfaqësuar nga Ancelotti, Stefano Pioli, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti.

Çerekfinalistët e tjerë janë Bayern Munich, Chelsea, Manchester City dhe Benfica.

“Për të qenë i sinqertë, idealja do të ishte që ne të takoheshim me Milanin në finalen e Stambollit, por ka një rrugë të gjatë për të bërë deri atje”, tha Ancelotti për “Sky Sport Italia”.

Ironikisht, Stambolli ishte gjithashtu qyteti pritës kur Milani i Ancelottit humbi nga Liverpool në penallti, pasi lëshoi epërsinë 3-0 për të barazuar 3-3 në vitin 2005.

“Napoli po bën shumë mirë, ata po dominojnë Serinë A dhe për këtë arsye mund të përqendrohen tërësisht në Ligën e Kampionëve. Të gjithë kundërshtarët e mundshëm në çerekfinale janë të rrezikshëm, do të jetë një betejë e vërtetë”, tha Ancelotti.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet të premten në ora 12:00.

error: Content is protected !!