Një test seroepidemiologjik i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik të FBeH-së dhe Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit të FBeH-së zbuloi se 19.1 për qind e të rriturve në Kantonin Sarajevë ishin të infektuar me koronavirus.
Bazuar në rezultatet e testeve të 1,015 personave të moshës nga 18 deri 65 vjeç, të cilët dhuruan gjak midis 2 nëntorit dhe 7 dhjetorit, u tregua përqindja e njerëzve që ishin të infektuar me virusin, njoftuan mediat e Sarajevës.
Sipas strukturës së moshës, personat në moshën 18-29 marrin pjesë me 33.6 për qind të të infektuarve, personat në moshën 30 deri 39 31.5 për qind, personat në moshën 40-49 20.3 për qind, personat në moshën 50 deri 59 vjeç 11.4 pë rqind dhe 60-65 vjeç 3.2 për qind.
Të anketuarit meshkuj janë 73.9 për qind e të infektuarve, ndërsa gratë – 26.1 për qind.
Rezultatet e testit tregojnë ndryshim në numrin e rasteve të raportuara të koronavirusit, bazuar në rezultatet e PCR testimit dhe njerëzve që kanë antitrupa ndaj SARS-CoV-2, gjë që tregon një pjesë të konsiderueshme të rasteve asimptomatike, si dhe rasteve simptomatike që nuk kërkonin kujdes mjekësor.
