Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” të mërkurën ka kryer monitorim të jashtëzakonshëm të ujit në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov” në Karposh, pas paraqitjes së problemeve shëndetësore te një numër i madh fëmijësh. Janë marrë katër mostra nga dy lokacione – nga një klasë dhe nga kuzhina. Sipas rezultateve të pranuara, të gjitha mostrat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike përputhen me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm. Është konstatuar se uji në SHFK “Dimo Haxhi Dimov” është sanitarisht i rregullt dhe mund të përdoret pa pengesa. Ende po priten rezultatet e analizave të ushqimit dhe sipërfaqeve të punës.
