Analisti Llalla në Click Plus: Partitë maqedonase e duan votën shqiptare, por nuk duan kryeministër shqiptar!

TË FUNDIT

Analisti Arben Llalla mbrëmë në emisionin e mbrëmshëm debatues Click Plus tha se partitë maqedonase duan votat e shqiptarëve por kundërshtojnë që kryeministri të jetë shqiptar.

-Partitë maqedonase e kundërshtojnë kryeministrin si kandidaturë shqiptare por e duan votën e shqiptarit, e duan që shqiptari të mbledh vota me valixhe dhe të jetë nënkryetar i LSDM-së, duan që shqiptari të votojë për LSDM dhe VMRO-DPMNE, duan që shqiptari të jetë ministër i LSDM-së dhe VMRO-së por kryeministër jo,- tha Llalla në Click Plus./TV21

#ArbenLlalla: Partitë maqedonase e duan votën shqiptare, por nuk duan kryeministër shqiptar!

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 10. Juni 2020