Si presidenti Stevo Pendarovski gjendet në obligimet shtëpiake, në kuzhinë? Për këtë presidenti foli në bisedën e shlirë në TV21 bashkë me bashkëshorten Elizabeta Georgievska.
“Ndihmon në shtëpi, me të vërtetë ndihmon. Përveç në përgatitje, edhe për gjëra të tjera ndihmon”, tha Georgievska për Pendarovskin.
Pendarovski u përgjigj:
“Di diçka edhe për të përgatitur… Di kafe, supë, të fërgojë vezë, kam aktivitete të gjëra, por me kusht që të monitorohem nga ndokush 24 orë në ditë, vetë jo”, tha Pendarovski, transmeton TV21.
Georgievska tha se në të kaluarën më shumë kanë pasur kohë të përgatisin, kurse tani obligimet më pak lejojnë.
“Në të kaluarën më shumë kam përgatitur, por kohës së fundit nuk kam shumë kohë. Vështirë arrihet nga obligimet. Vitin e kaluar mund të bënim disa udhëtime, nuk mbetet shumë kohë”, tha Georgievska.
“Nëse më pyet se pse e kam marrë për bashkëshorte – amvise e ligës së parë. Përskaj asaj që është e vyeshme, doktor i shkencave, është amvise e shkëlqyeshme”, tha presidenti.
