Amir Rrahmani e nis mbarë vitin 2026

TË FUNDIT

Amir Rrahmani mbrojtësi i Kosovës, e ka nisur mbarë vitin 2026, duke u shfaqur sërish vendimtar me fanellën e Napolit. Mbrojtësi i Kosovës realizoi gol me kokë në minutën e 32-të kundër Lazios, duke treguar siguri në ajër dhe përvojë në fazën ofensive. Ky gol konfirmon formën e mirë të Rrahmanit dhe rëndësinë e tij në repartin mbrojtës të skuadrës napolitane.