Pas stories së TV21, Klinika “Zhan Mitrev” ka vendosur që Aminit të vogël t’i sigurojë trajtim falas shëndetësor, për t’i zgjidhur problemet me të cilat përballet. Nëna e Aminit, Sevdie Selmani, thotë se të premten do ta dërgojë djalin në Klinikë, ku së pari do t’i nënshtrohet një kontrolli të përgjithshëm. Ajo dërgoi fjalë falënderuese deri te të gjithë njerëzit humanë që kanë sjellë ushqim dhe veshje për Aminin. Sevdie pret që shëndeti i djalit të tij të përmirësohet.
