Amerikanët të interesuar të hapin fabrikë për pajisje ushtarake në Kosovë

TË FUNDIT

Kosova vazhdon të mbetet vrimë e zezë për investitorët e huaj potencial, edhe përkundër interesimit të disa kompanive të njohura në botë.

Terrenin për investime e kanë kërkuar edhe kompani të fuqishme amerikane, të cilët mungesa e ligjeve, mos funksionimi i rendit i bëjnë të hezitojnë për të marrë vendimin për investime reale në Kosovë.

Shpresë e vetme e vendit për momentin mbeten disa iniciativa të cilat qeverisja e Isa Mustafës është zotuar se do ti realizoj, me hartimin e ligjeve që mundësojnë siguri dhe ambient më të përshtatshëm për bizneset ndërkombëtare.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë , Arian Zeka, tha se qeverisja e re gjatë këtyre 8 muajve, sa i përket dikasterit ekonomik, janë fokusuar më tepër në konkretizimin e pakos fiskale, më konkretisht ligjeve tatimore që rregullojnë fushën e tyre në vend. Sipas tij, në përgjithësi vërehet një frymë më pozitive tek investitorët e huaj, por që rezultate konkrete ende nuk ka. Ai shpreson që me kornizën e re ligjore do të mund të bëjnë që të investitorët potencial të kenë negociata direkt me shtetin.

Ai po ashtu tha se disa nga kompanitë amerikane kanë shpreh interesim të investojnë në disa fusha që tek ne tradicionalisht nuk janë të njohura. Një kompani amerikane sipas Zekës është e interesuar të hap fabrikë për prodhimin e pjesëve ushtarake dhe mjete të blinduara.

Sokol Havolli, këshilltarë për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, tha për  se Qeveria aktualisht është duke punuar në ligjin i cili i mundëson atyre të negociojnë direkt me investitorët.