Amerika i bashkohet Kosovës në ditë zie

TË FUNDIT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka vënë flamurin në gjysmë shtizë në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra dje në një sulm terrorist në veri të Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani e deklaroi ditën e sotme, 25 shtatorin, Ditë Zie në Republikën e Kosovës. U bashkohemi institucioneve të Kosovës në zinë për humbjen e policit Afrim Bunjaku. Sot flamuri ynë në ambasadën amerikane është në gjysmë-shtizë për nder të tij”, shkruan ambasada amerikane në platformën “X”.